Kuriozitete

Vizatimet që përshkruajnë gladiatorët, ndër zbulimet më të fundit në Pompei

Vizatimet e gladiatorëve që besohet se janë bërë nga fëmijë të frymëzuar nga betejat në amfiteatrin e Pompeit janë ndër zbulimet më të fundit në rrënojat e qytetit të lashtë romak.

Vizatimet me qymyr u gjetën gjatë gërmimeve në I’Insula dei Casti Amanti, një grup shtëpish në parkun arkeologjik të Pompeit që u hap për publikun për herë të parë të martën.

Gabriel Zuchtriegel, drejtori i parkut arkeologjik të Pompeit, tha se vizatimet janë bërë ndoshta nga një ose më shumë fëmijë që luanin në atë që ishte një oborr përpara se qyteti të shkatërrohej nga shpërthimi i malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit.

“Kemi arritur në përfundimin se vizatimet e gladiatorëve dhe gjuetarëve janë bërë në bazë të një vizioni të drejtpërdrejtë dhe jo të modeleve piktoreske. Ata ndoshta kishin qenë dëshmitarë të betejave në amfiteatër, duke rënë kështu në kontakt me një formë ekstreme të dhunës spektakolare”, tha Zuchtriegel.

Rrënojat e Pompeit u zbuluan në shekullin e 16-të dhe gërmimet e para filluan në vitin 1748. Pompei është vendi i dytë arkeologjik më i vizituar në botë./ The Guardian

/rtsh.al/