Lajme

Vjedhje në një shkollë të Suharekës, dy të dyshuar futen nga dritarja dhe marrin para e mjete mësimore

Një vjedhje është raportuar të mërkurën në një shkollë në Sallagrazhdë të Suharekës.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se dy të dyshuar janë futur në shkollë përmes dritarës dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe disa mjete didaktike të një nxënësi.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Sallagrazhdë, Suharekë / 21.04.2026-14:30. Me 22.04.2026 janë shoqëruar dy të dyshuar m/k, nën dyshimin se të njëjtit  përmes dritareve të shkollës janë futur në shkollë dhe në çantën e viktimës kanë vjedhur  para të gatshme dhe disa mjete didaktike. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të Ngjashme