Këngëtari dhe fituesi i “BBV2”, Luiz Ejlli, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë dhe miqësore për të uruar vjehrrin e tij për ditëlindje.
Përmes një postimi në Instastory, Luizi ka ndarë një moment relaksi krah babait të Kiarës, ku të dy shfaqen duke shijuar pushimet në një ambient bregdetar.
Në foto, ata shihen duke pirë puro dhe duke trokitur gotat me njëri-tjetrin, çka dëshmon për raportin e ngushtë dhe shoqëror që kanë krijuar.
Luizi e ka shoqëruar foton me mbishkrimin krenar: “Kush e ka vjehrrin më të mirë në botë ???? @arbitito”, duke etiketuar babanë e partneres së tij.
Për t’i dhënë edhe më shumë atmosferë festive urimit, ai ka zgjedhur në sfond këngën “Happy Birthday”.
