Lajme

Vjehrri në Rahovec dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses

Policia ka nisur hetimet ndaj një burri në Rahovec për të cilin dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses së tij.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Dyshohet se ndaj ankueses femër kosovare ushtrohet dhunë psikike nga vjehrri i saj kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thotë policia.