
1
Lajme të mira vijnë për fansat e muzikës së Genta Ismajlit.
Pas tre vitesh shkëputjeje, ajo po rikthehet me një projekt të ri.
Duket se ardhja në Kosovë për një kohë pak më të gjatë këtë verë i ka shërbyer pikërisht këtij qëllimi – rikthimit të shumëpritur në skenën muzikore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes ripostimeve në Instagram, aty ku shfaqet në xhirimet e videoklipit më të ri.
Për më tepër, është zbuluar edhe një detaj – kënga vjen në bashkëpunim me Luana Vjollcën.
Genta përkundër se nuk ka qenë aktive, ka qenë tejmase e komentuar së fundmi, mes tjerash edhe për shumë të pavërteta mbi të dhe shëndetin e saj.
Ajo është mirë, plot energji dhe më gati se kurrë për t’u rikthyer në skenë.
ks