Zgjedhjet e 28 dhjetorit prodhuan rezulatatet befasuese për shumicën, ku LVV shënoi fitore të madhe me mbi 50%, derisa opozita pësoi një humbje drastike.
Partitë opozitare, u shokuan me rezultatet e këtyre zgjedhjeve, deris dukej se nuk i prisnin aspak.
E në lidhje me ‘tronditjen’ që sollën këto rezultate në skënën politike, për “Bota sot” foli jurist inga Belgjika, Skënder Musliu.
Si fillim, ai u shpreh se, sovrani me “armën e fortë” të saj, votën, ndëshkoi partitë që bllokuan formimin e institcioneve dhe nxori fituese të padiskutueshme LVV-në.
Ndërsa, vlerëson se LDK ishte humbësja më e madhe në këto zgjedhje.
“Pas shumë turbulencave politike, obstruksioneve dhe bllokadave për konstituimin e institucioneve nga ana e PLAN-i, më në fund, në zgjedhjet e parakohshme, me 28 dhjetor 2025, sovrani, me armën më të fortë, votën, i dha fund kësaj agonie dhe katrahure, duke e nxjerrë fitues LVV-në dhe koalicionin me mbi 50 % të votave, edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat e mërgatës dhe ato me kusht. Me dhënien e 50 % të votave LVV-së, sovrani i identifikoi sabotuesit, bllokuesit dhe politikat destruktive të PLAN-it, që për nëntë muaj mbajtën peng formimin e institucioneve, dhe me votë sanksionoi opozitën, duke e pensionuar edhe për katër vitet e ardhshme.
Mirëpo humbësja më e madh e këtyre zgjedhjeve është LDK-ja, që dështoi për shkak lidershipit të dobët, i cili edhe përkundër premtimeve megalomane dhe pa mbulesë, nuk arriti të bëjë një fushatë të mirëfilltë për t’a bindur elektoratin. Në këtë disfatë katastrofale ndikoi edhe largimi apo izolimi i disa anëtarëve të devotshëm që kontribuan për LDK-në duke qëndruar pranë Rugovës dhe përfaqësonin vazhdimësinë e filozofisë së tij, kurse Abdilxhiku tentoi t’a formojë klanin e tij të dëgjueshëm dhe servil”, deklaroi ai.

Skënder Musliu.
Krahas kësaj, Musliu tregoi shkaqet që e sollën LDK në këtë pikë të ‘tronditjes” politike.
Fillimisht, ai përmendi Isa Mustafën dhe bashkëpunimet me PDK-në, derisa vazhdoi me përjashtimin e figurave të rëndësishme nga kjo parti, si dhe prishjen e koalicionit në vitin 2020 me LVV-në.
“Në vazhdim do të doja t’i përmend, vetëm disa, nga shumë shkaqet tjera, që kontribuan në ramjen dhe tronditjen e vazhdueshme të LDK-ës në skenën politike:
1. Me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, të cilin e solli PDK-ja dhe SHIK-u, me të vetmin qëllim, t’a dobësojnë LDK-në si parti konkurente të PDK-së dhe t’a shëndrrojnë në « gomë rezervë » të saj. Isa Mustafa, në çdo fushatë zgjedhore, edhe përkundër akuzave ndaj PDK-ës për vrasjet politike të aktivistëve të LDK-së, ai rregullisht dhe pa kushte bënte koalicion me Hashim Thaçin, të cilët i lidhte korrupsioni dhe krimi i organizuar. Mirëpo këto koalicione kundër vullnetit të sovranit, ndikonin negativisht te elektorati, i cili i zhgënjyer filloi t’a ndëshkojë LDK-në. Në veçanti, me Isa Mustafën, por edhe me Lumir Abdilxhikun kryetar të LDK-së, fryma, filozofia, pragmatizmi, vizioni dhe koncepti rugovian mori fund, që u shoqërua me largimin e kuadrove dhe tkurrjen e anëtarësisë.
2. Isa Mustafa përjashtoi dy figurat më të rëndësishme të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvallën, që ishin fatale për LDK-në, sepse në zgjedhjet e rradhës parlamentare I.Mustafa LDK-ën e zvogëloi në 12 %, duke ia marrë votat V.Osmani dhe D.Gërvalla, dhe jo vetëm, të cilat formuan partinë « Guxo » dhe bënë koalicion me LVV-në. Edhe pse Avdulla Hoti me përjashtimin e Zonjës Osmani nga LDK-ja, me pompozitet garantonte se asnjë votë e V.Osmanit nuk do të shkojë për listën « Guxo » me LVV-në, ajo u bë politikanja më e votuar. Pas këtij rezultati nënçmues të LDK-së, I.Mustafa dhe Hykmete Bajrami, ngushllimin e gjetën në deklaratat se, Vjosa Osmani ishte përgjegjsja kryesore për humbjen e LDK-së. Në realitet, këto dy deklarata vërtetuan faktin se, V.Osmani dhe D.Gërvalla kishin qenë shtyllat kryesore të LDK-së rugoviane dhe vlera të pazëvendësueshme të LDK-së, dhe se përjashtimi i tyre ishte bërë qëllimisht, për t’a dobësuar LDK-në.
3. Në bashkëqeverisjen e LVV-ës me LDK-ën, gjatë Qeverisë Kurti 1, në kohën kur bota ballafaqohej me pandeminë shekullore të covid 19, krizën energjetike dhe ekonomike në nivel global, me kërkesë të Grenellit dhe Hashim Thaçit, Isa Mustafa e përmbysi Qeverinë, për t’ia hapur rrugën ndarjes së Kosovës, që e kishte përgatitur Thaçi, Rama dhe Vuçiqi me Grenellin, Mogherinin, dhe jo vetëm.
4. Gjatë bllokadës së konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, LDK-ja luajti një rol jashtëzakonisht destruktiv duke u bërë bashkë me PAN-in në grushtin institucional. Lumir Abdixhiku nuk e kuptoi drejtë rezultatin e Shkurtit 2025, kur sovrani ia kishte dhënë LVV-ës 42.30 % të votave, që e obligonte LVV-në të koalicionojë me një subjekt tjetër politik për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë. Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti, dy herë i propozoi Abdilxhikut koalicion, por ai me një arrogancë brutale refuzoi këtë bashkëpunim, me çka vendit shkojë në zgjedhje të panevojshme të parakohshme, që ishte fatale dhe i kushtoi shumë LDK-së.
5. Derisa Isa Mustafa ishte në krye të LDK-së, ai bashkë me Hashim Thaçin dhe të tjerët, kanë marrë vendime antishtetërore dhe antikombëtare, duke i falë territor Maqedonisë dhe Malit të Zi, me Ligj amnistuan kriminelët serb, formuan « Zajednicën », formuan Gjykatën Speciale, ishin në prag të ndajes së Kosovës duke ia humbur pasuritë më të mëdhaja.
Dhe ende pa u zgjuar mirë nga tronditja e humbjes katastrofale të LDK-së, nënkryetari i saj Lutfi Haziri, deklaron se: s’e votojmë Vjosa Osmanin pa ujdi politike. Merreni me mend, ende pa u numruar të gjitha votat, pa u konstituar Kuvendi, pa u formuar Qeveria, Haziri paska zgjedhë prap rrugën e sabotimit dhe bllokadës institucionale, interesant ende nuk qenka mbushur me mend?! Po ky Lutfi Haziri para disa ditë, nga mllefi dhe urrejtja që ka ndaj Kurtit, e kishte krahasuar Aleksandar Rankoviqin famëkeq, i cili në emër të mbledhjeve të armëve, përmes presioneve dhe vrasjeve i kishte detyruar shqiptarër të shpërngulen për Turqi, me Albin Kurtin, që policia speciale e Kosovës i mblidhte armët në pjesën Veriore të Kosovës, që Radojqiqi me kriminelët i kishin lënë në pjesën Veriore të Kosovës pas sulmit në Banjsko. Zatën, këta si L. Haziri, L. Abdixhiku, Hykmete Bajrami, ai akademiku që ua shanë nënën LVV-ës në mbledhje të Kuvendit dhe disa të tjerë, kanë vazhduar t’i shkaktojnë dëme të pariparueshme dhe të pakthyeshme LDK-së”, theksoi juristi nga Belgjika.
E për këtë, ai tha se të gjithaa këto vendime që ka marrë LDK ndër vite i kanë irrituar qytetarët dhe më pas e kanë ndëshkuar me votë.
Rrjedhimisht, pas këtyre rezultateve ai kërkoi dorëheqje të Abdixhikut dhe gjithë kryesisë, në mënyrë që të fillojnë reformat e thella në LDK.
“Sigurisht se këto vendime, sjellje dhe veprime të lidershipit të LDK-së, që i përmenda më lartë, qytetarët i kanë « lexuar » dhe kuptuar drejtë, të cilat e kanë irituar anëtarësinë që nuk hezitoi t’a ndëshkojë ate, kur janë në pyetje interesat shtetëformuese. Anëtarësia e LDK-së ka vendosur që mos të jet më viktimë e lidershipit që tradhëton dhe kontrabandon votën e tyre duke bërë koalicion me partitë e kriminalizuara.
Rezultatet dëshpruese të këtyre zgjedhjeve imponojnë reforma thelbësore në LDK, duke filluar nga dorëheqja e Abduxhikut por edhe të Kryesisë”.
Ndër të tjera, juristi nga Belgjika, mirëpriti fitoren e LVV-së, derisa u shpreh i lumtur që sovrani nuk ra në grackën e propagandave të ndryshme.
“Edhe përkundër faktit se, qytetarët ndër vite ishin viktimë e një propagande negative, dezinformuese, shpifëse, manipuluese dhe destruktive të shumë mediave dhe opozitës, fatmirësisht, sovrani nuk ra në grackën e tyre, por duke ia dhënë votën LVV-së, e defaktorizoi propagandën e tyre.
Konsideroj se urimet, përgëzimet si dhe meritat më te mëdha për këtë proces zgjedhor, pa dyshim, duhet atribuar qytetarëve dhe mërgimtarëve, për sjelljen dinjitoze, kulturën dhe vetëdijen e lartë elektorale.
Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është opozita, kurse fitues i padiskutueshëm është sovrani që ia dha votën LVV-së me koalicionin”, përfundoi Skënder Musliu për “Bota sot”.