LifeStyle

Vjeshta është stina e s*ksit!

Vjeshta është stina e vitit me plot ngjyra dhe fruta pemësh, por edhe me seks!

Në ditët e zymta shfaqet dëshirë që të ngrohet shpirti me momente romantike dhe filma. Në mënyrë të pavetëdijshme anohet drejt personave me të cilët mund të “bëjmë strofullin” e jo vetëm që të argëtohemi.

Studimet e fundit tregojnë se seksualiteti në periudhën e vjeshtës është më i madh, shpërthen duke ndezur te çiftet një dëshirë të papërmbajtshme.

Profesor Till Roenneberg, nga Bavaria e Gjermanisë, tregon se ky fenomen ka një lidhje të ngushtë me ndryshim në stinë.

Nëse për një pjesë vjeshta shkakton mërzi dhe shenja depresioni për pjesën më të madhe të njerëzve shton dëshirën seksuale dhe prodhon më shumë hormon lumturie, i njohur si dopamina.

Sipas Till thuhet se është pikërisht ky hormon që në stinën e vjeshtës i shtyn partnerët në krahët e njëri tjetrit në dëshira të papërmbajtshme në shtrat dhe kontakte trupore.

Ndërsa juve ju mbetet ta provoni një gjë të tillë dhe ta vërtetoni se a është ashtu apo jo!?

Si të kaloni kohën bashkë? Këto alternativa mund t’iu vijnë në ndihmë!

Në vjeshtë fillojnë shumë emisione televizive të cilat janë shumë interesante. Gjeni një për të cilin të dytë jeni të interesuar dhe krijoni kështu një rutinë për ta parë atë së bashku çdo javë.

Mblidhni disa receta gatimi apo receta për kokteje dhe caktoni një natë kur do t’i përgatisni ato. Kështu, do të keni edhe një darkë të përbashkët, edhe argëtim gjatë tërë procesit.

Në qoftë se ai është adhurues i sportit, atëherë përfitoni nga koha e ftohtë dhe caktoni një lojë tenisi apo diçka të ngjashme që do t’ju pëlqejë të dyve. Përveç se do të argëtoheni, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.

Në qoftë se nuk e keni sportin në qejf, atëherë ftojeni atë te ju për ta parë ndeshjen e ekipit të tij të preferuar të futbollit. Ai do të kënaqet shumë e ju…duroni pak dhe pas lojës, bëni diçka që ju pëlqen ju.

Ka shumë opsione për të bërë gjëra të përbashkëta me partnerin tuaj. Joga, kërcimi apo meditimi janë vetëm disa prej tyre. Por, kini kujdes që ta zgjidhni atë që do t’ju pëlqejë të dyve, pasi që përndryshe një gjë e tillë nuk do të funksionojë.



ks