Lajme

Vjeshta “mbërrin” në Korçë! Breshër, shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fortë përfshijnë qytetin

Një mot i paqëndrueshëm ka përfshirë Korçën gjatë mbrëmjes, me reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.

Për më shumë se 10 minuta, qyteti është përfshirë nga një rrebesh me intensitet të lartë, duke shkaktuar grumbullime uji në disa prej rrugëve.

Prania e ujit ka sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve, ndërsa era e fortë dhe breshëri kanë shoqëruar reshjet gjatë gjithë kohës.

Strukturat përkatëse po monitorojnë situatën, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Reshjet vijojnë me intensitet të ndryshueshëm në zona të ndryshme të qytetit.

Të Ngjashme