Lajme

Vjosa Osmani merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Albulena Haxhiut

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë babai i kryeparlamentares dhe njëherësh ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Tashmë ka filluar edhe ceremonia e varrimit, ku në mesin e shumë qytetarëve pjesë janë edhe Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri nga AAK.

Pos tyre, pjesëmarrëse në ceremoninë mortore është edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Vdekja e babait të Albulena Haxhiu ka prekur jo vetëm familjen e saj, por edhe opinionin publik në Kosovë.

Lajmi për ndarjen nga jeta u bë i ditur nga vetë Haxhiu përmes një postimi emocional, ku ajo shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të saj më të afërt. Ajo e përshkroi babain si mbështetësin më të madh dhe shtyllën më të fortë të familjes, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.

Të Ngjashme