Pas zgjedhjes së qeverisë së re së Kosovës, tani të “gjithë sytë” janë te procesi për zgjedhjen e presidentit/es së vendit.
Raportime të ndryshme ka pasur kohët e fundit, ndonëse asgjë konkrete.
Madje, Presidentja Vjosa Osmani pak para konstituimit të Kuvendit, u takua edhe me disa nga lidërt e partive opozitare, në këtë rast me Ramush Haradinajn dhe Lumir Abdixhikun.
Mirëpo, se a lidhen këto takime me faktin se Osmani mund të ketë kërkuar votë nga këto subjekete, mbetet të shihet.
Për këto zhvillime, për “Bota sot” foli Driton Tali, i cili u shpreh se takimet e Osmanit me disa nga liderët e opozitës janë demokratike dhe normale.

Driton Tali
Sipas tij, presidentja po mundohet të sigurojë vota për kandidaturën e saj për mandat të dyrë, derisa nuk është shumë i sigurt nëse do mund ta bëj një gjë të tillë.
“Takimet që presidentja Osmani i bën tani janë normale konfrom rregullave demokratike dhe s’ka diçka të jashtëzakonshme në ato aktivitete.
Natyrisht se zonja Osmani do të mundohet që të gjej vota përkrahëse në Kuvend. Dhe çdo lobim i llojit të tillë është rutinë demokratike.
Gjersa, a do t’ia arrijë t’i siguroj votat e nevojshme, ajo është çështje tjetër e cila ngel për të parë, sepse posti i Presidentit është paraparë të jetë paraprakisht marrëveshje dhe dakordancē ndërmjet të paktën partisë në pushtet dhe ndonjërës prej partive të mëdha opozitare kuvendore. Se përndryshe posti i Presidetntit do të zgjedhej nga votimi direkt i qytetarëve, por atehëre edhe kompetencat do të duhej t’i zgjëroheshin postit të Presidentit”, deklaroi ai.
Krahas kësaj, pavarësisht nëse do arrijë t’i sigurojë votat apo jo, Tali vlerësoi punën që presidentja Osmani e ka bërë gjatë mandatit të parë.
Madje, sipas tij, me përjashtim të presidentit Rugova, Osmani e ka ushtruar më së miri detyrën e saj, kraha paraardhësve të saj.
Ndonëse, nuk përjashtoi mundësinë që të ketë zgjedhje të reja, në rast se nuk zgjedhet presidenti/ja e vendit.
“Sidoqoftë, pa marrë parasysh se a do ja arrinë t’i sigurojë votata, pra jashta kësaj, duke mos e marrë parasysh veprimtarin e presidentin Rugova sepse ai veproi në kushte të jashtëzakonshme, për mendimin tim zonja Osmani e ka shërbyer postin e Presidentit me dinjitet të plotë, më me sukses se pararendësit e saj, po them gjithmonë duke i pasur parasysh rrethanat u morr vesh.
Për (mos)votimin e saj të presim se si do të merren vesh partitë kuvendore. Mbase edhe mund të shkojmë edhe njëhere në zgjedhje të jashtëzakonshme”, përmbylli Driton Tali për “Bota sot”.
