Lajme

Vjosa Osmani reagon pas dështimit të nismës për shkarkimin e Abdixhikut

Ish-kandidatja e LDK-së për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dështimit të nismës për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Delegatët e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së votuan kundër kërkesës për shkarkimin e Abdixhikut, duke i hapur rrugë vazhdimit të mandatit të tij në krye të partisë.

Osmani, përmes një reagimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë rezultat si një moment me rëndësi të veçantë.

Postim i plotë:

Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!

Të Ngjashme