LifeStyle

Vlerat që duhen mësuar për të qenë të lumtur

Në rrugëtimin jetësor, prirja për të qenë i lumtur e shoqëron njeriun vijueshmërisht në tërë aktivitetin e tij ekzistencial, pavarësisht pozicionit në shoqëri. Kjo fjalë, tanimë një sinjifikacion në përditshmërinë tonë njerëzore, kërkohet nga çdo pjesëtar i kësaj simfonie populiste të mbarë njerëzimit.

Lumturia në vetvete është një term, që çdokush e kërkon për ta bërë të vetën, ashtu siç ai e mendon apo percepton, pa e analizuar se ç`është apo çfarë përfaqëson. Ashtu si mjaft terma apo shprehje të ndryshme kuptimplotë, ka dhe kjo kodin e vet përfaqësues mbi të cilin duhet thurur apo ndërtuar kjo fjalë kaq e bukur, tepër tingëlluese, por shumë domethënëse. Që ky term apo fjalë të ketë vijueshmërinë më të mundshme në jetën e njeriut duhet kuptuar sa më mirë. Konceptualisht do të thotë se vërtet kemi të bëjmë me një fjalë, por nëse zbërthehet përmes një analize të vëmendshme shikojmë se ajo është e përbërë nga fjalë e çastit dhe kohore që ne i lakojmë (themi) vetëm atëherë kur e ndiejmë, duke u shprehur se: u kënaqa, sa jam gëzuar…, etj., çka unë do ta shprehja përmbledhtazi.

Lumturia është shumatorja e shprehjeve pozitive

Lumturia për njeriun apo tërë shoqërinë njerëzore është i vetmi qëllim për të ekzistuar, ndaj për këtë kërkon të investohet përmes formave e paraqitjeve të ndryshme e indirekte, të cilat mundohet t’i përvetësojë sa më mirë gjatë jetës. Ndaj mund të themi se lumturia është një koncept që, ndonëse njeriu e shpreh me fjalë, është sa enigmatik aq dhe misterioz për nga realizimi brendësor. Për këtë, njeriu apo shoqëria njerëzore përgjatë historisë zhvillimore, duke respektuar kodin e termit në fjalë, është përpjekur të përcaktojë edhe disa vlera si: kënaqësia, gëzimi, triumfalizmi etj., me përmbajtje nominale për të pasur kështu gjithmonë një konstantshmëri që do të ishte gjithmonë garantues i vijueshmërisë së këtij termi. Megjithëse shumë studiues në punimet e studimet e tyre janë munduar ta dimensionojnë, duke e shtrirë këtë sa më gjerë për të dhënë masivitet (grupime, popull, popuj), për mendimin tim, do të thosha se një përcaktim i tillë është vetëm përpjekje e asgjë më tepër, pasi po të shikohet me vëmendje rezulton se lumturia është krejtësisht individuale, që nuk huazohet e transmetohet, por vetëm shijohet së përbrendshmi, të cilën vetëm se e shpreh përmes mimikës apo gjestikulacioneve të tij. Të qenit i lumtur do të thosha, e shpreh gjendja e atij që gëzon të gjitha të mirat, ndjenja dhe gjendja e kënaqësisë së thellë, gëzimit të madh që kemi kur na plotësohet një dëshirë e zjarrtë, kur ia arrijmë një qëllimi të lartë, kur gjithçka na shkon (vetë) mbarë. Çdokush nga ne përpiqet për të qenë i lumtur, por që të arrihet duhet të vetinvestohemi nga vepra të punëve korrekte, të sakta, të ndershme e tërësisht të vetëdijshme.

“Lumturia është një e drejtë themelore, e qenësishme, e cila, po të jetë e vërtetë është e mjaftueshme”

Për këtë, nisma apo hapi i parë i domosdoshëm drejt lumturisë është bindja apo ndërgjegjësimi i vetvetes apo ndërgjegjësimi për të drejtën e saj. Për të qenë të lumtur, fillimisht ne duhet të mësojmë të respektojmë e ta duam veten tonë, që më pas të shkojmë në një hap më dimensional për të mësuar të duam dhe të respektojmë të tjerët, duke qenë empatik. Duke ditur se ç’ndodh me veten e tij, njeriu është në gjendje të bëjë zgjedhje, të marrë atë që i intereson apo dëshiron. Fakti që njeriu është i aftë të ndërgjegjësohet për qenien e vet, për ndikimin e tij mbi ngjarjet dhe të ngjarjeve mbi atë vetë, çon në aftësinë e tij për të marrë vendime e për të dhënë zgjidhje të duhur. Njeriu ka gjithmonë një raport me vetveten, e di kush është e çfarë përfaqëson për veten, duke pasur vetëdije të plotë (admirueshme). Përgjithësisht ne i kryejmë sjelljet tona në përputhje me nevojat e dëshirat që ne kemi.

Liria për të përzgjedhur na mundëson të shkëputemi nga kushtet e rrethanave të jetës sonë të përditshme dhe të marrim vendimet që duam.

Në botën e brendshme të njeriut flenë njëkohësisht lumturia e shqetësimi, një dualitet në luftë të vazhdueshme për të fituar paritetin, që triumfon vetëm atëherë kur lumturia mposht shqetësimin për t’i dhënë atij qetësinë aq të domosdoshme për jetën kuptimore. Në jetësimin e tij njeriu (ai) është përcaktuar gjithmonë për të arritur qëllimet e përvijuara, ndaj (mendoj) them se i lumtur mund të jetë vetëm ai njeri që vë përpara vetes qëllime të mëdha dhe lufton (përpiqet) për to me të gjitha forcat. Mungesa e qëllimeve ose mosrealizimi i tyre shkakton gjithmonë çrregullime te njeriu. Qëllimet jetësore janë të lidhura me kuptimin që jeta ka; nëse ka qëllime jetësore atëherë (njeriu) është i prirë ta shikojë jetën si diçka me kuptim, sepse po ta vlerësojë si të tillë jetën që bën, atëherë ai është i prirë të përcaktojë edhe qëllimet përkatëse. Fjalën dashuri e dëgjojmë të lançohet më tepër (shumë) në këndvështrimin seksual, duke i humbur për mendimin tim virtualitetin që ka në vetvete kjo fjalë, pasi prek apo përkëdhel zhanre të ndryshme jetësore me shtrirje shumë dimensionale.

Njeriu lind me nevojën për dashuri dhe pranim të saj përmes ledhatimeve mëmësore, çka për vetë zhvillimin e tij është kënaqësi e barasvlershme me lumturi.

Po t’i referohemi dashurisë, për të cilën edhe flitet, diskutohet e flijohet në përditshmërinë e njeriut, në poezi, romane e audienca të niveleve të ndryshme, them se abuzohet kur tentohet të barasvlerësohet me lumturinë, pasi ajo në vetvete është vetëm një kënaqësi si rezultat shkarkesash emocionale dhe reziston për sa kohë ushqehet vijueshmërisht, në të kundërt shuhet. Ajo që ka rëndësi dhe vlerësohet nga njeriu, është pra dashuria në kuptimin e gjerë të fjalës, që vetushqehet në pambarim, kur ajo merr vërtet një dimension njerëzor, që stacionohet vetëm aty ku njehsohet me fjalëartën “lumturi”. Marrëdhënia e parë e dashurisë që duhet të jetojmë me të gjithë qenien tonë është historia e dashurisë me vetveten, por kjo ndjenjë ndodh të vetëmohohet, duke vënë në dyshim edhe pikëtakimin me lumturinë. Është e rëndësishme që individit t’i mësohet ndjenja e dashurisë në tërë dimensionin e saj kuptimor (sinjifikativ) dhe respektit reciprok, e lirisë, e vlerave edukative e morale, që të grupuara formojnë formatimin e personalitetit të njeriut për ta përfshirë lumturia në gjirin e vet. Shprehjet, ligjërimet, shkrimet për këtë term që me parimin e vet krijon botë pa komplekse, çka do të sillte vetëm qetësinë aq të dëshiruar në çdo skaj të globit, do t’i shkonte thënia ime e çastit: