Një rast i pazakontë është denoncuar në Vlorë, ku pronari i një pike këmbimi valutor i është drejtuar policisë pasi pretendon se një punonjëse e re është larguar nga puna duke marrë me vete 5 mijë euro nga arka.
Sipas kallëzimit të bërë pranë autoriteteve, e reja kishte nisur punën vetëm një ditë më parë në këtë subjekt.
NEWS Atentati në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe ish agjenti i AMP-së, dosja kalon në SPAK: Ekzekutimi u krye nga një grup kriminalPronari ka denoncuar se pas marrjes së shumës së parave, ajo është larguar nga ambientet e exchange-it dhe nuk është kthyer më.
Pas konstatimit të mungesës së parave dhe largimit të punonjëses, pronari ka njoftuar Policinë e Vlorës, e cila ka nisur verifikimin e rrethanave dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, pronari i pikës së këmbimit valutor i ka bërë apel punonjëses që të rikthejë shumën e marrë, me qëllim që çështja të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme ligjore.
