Një burrë është deklaruar fajtor për vjedhjen e një tualeti të bërë tërësisht prej floriri 18 karatësh dhe me vlerë më shumë se 6 milionë dollarë nga shtëpia ku lindi Winston Churchill .
James Sheen, 39 vjeç, u deklarua fajtor për vjedhje, konvertim ose transferim të pronës, njoftoi agjencia e lajmeve PA Media e Mbretërisë së Bashkuar.
Tualeti plotësisht funksional u vendos në Pallatin Blenheim në vitin 2019 si pjesë e një ekspozite të artistit italian Maurizio Cattelan të quajtur “Fitorja nuk është një opsion”.
Vepra e pazakontë e artit, e titulluar “America”, u vodh në shtator 2019, vetëm disa ditë pas hapjes së ekspozitës.
Sheen po vuan dënimin me 17 vjet burg për vjedhje të ndryshme. “America” u shfaq për herë të parë në Guggenheim në qytetin e Nju Jorkut në vitin 2016. Tre burra të tjerë u akuzuan në lidhje me vjedhjen e tualetit në nëntor, por janë deklaruar të pafajshëm.
/rtsh.al/