ShowBizzz

“Vodka” në mes të Ramazanit? Kënga e re e Labit ndez rrjetin

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme “BBVK”, këngëtari Labinot Rexha ka treguar që është i përkushtuar ndaj fesë islame.

Por, dy ditë më parë ai ndezi rrjetin me projektin e fundit muzikor, shkruan Indeksonline.

Në mes të Ramazanit, këngëtari përmend “vodkën” në tekst, një detaj që ka nxitur reagime të forta nga ndjekësit dhe komentuesit në rrjetet sociale.

Gjithashtu në klip të këngës është modelja e “OnlyFans” Bia Khalifa, gjë që ka bërë që reagimet të jenë të shumta dhe të vrazhda ndaj tij.

Në çdo rast, Labi po bën bujë dhe duket se nuk do të kalojë pa kritika nga ndjekësit, por një gjë është e sigurt: atij nuk po i bëhet vonë fare.

Të Ngjashme