Lajme

Vokrri tregon pse u përplasen verbalisht me Arsenijeviq

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, të enjten ka pasur një përplasje verbale me politikanin serb nga veriu i Kosovës, Aleksandër Arsenijeviq, i cili i ka fishkëllyer policisë dhe atij.

E lidhur me këtë rast, ministri Vokrri, ka folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Vokrri, ka treguar se debati ka ndodhur për shkak të pakënaqësive që Arsenijeviq dhe një grup i vogël pjesëmarrësish, kishin me qeverinë e Kosovës e cila sipas tyre po ua shkel të drejtat qytetare.

“Unë iu tregova që ndodhem këtu sikur edhe herave tjera që të shoh se cilat janë hallet tuaja dhe si mund të ndihmoj, si dhe iu ftoj për një debat të qytetëruar, në vend se të bëheni të çuditshem me zhurmat tuaja, ndërsa ai filloi me akuza gjoja se Qeveria e Kosovës, vetëm bënë propagandë sepse jemi në mënyrë sistematike duke i shkelur të drejtat e tyre qytetare. Ai i referohej përvojës së tij kur e kishte arrestuar policia dhe sipas tij edhe e kishim rrahur, e unë atë edhe shoqëruesin e tij i demantova duke iu treguar se e di që jeni njerëz të pasur, që sponsorizoheni direkt nga regjimi i Beogradit, por edhe nga prania e ndërkombëtarëve në Kosovë, për të bërë propagandë”, ka thënë Vokrri.

Ministri Vokrri, ka mohuar të ketë pasur një reagim të tillë ndaj tij ose policisë, nga ana e qytetarëve të tjerë serb

“Jo, mund të shihet edhe nga xhirimet aty, që nuk besoj se kanë qenë më shumë se 15 veta, madje madje nuk kanë qenë të gjithë pjesë e grupit, sepse aty kishte gazetarë edhe nga Serbia edhe nga Kosova, të cilët u afruan që të xhirojnë dhe kështu krijohet përshtypja që janë shumë persona, mirëpo ky grupi që realisht bënte zhurmë nuk ishin më shumë se 10 mbase 15”, ka shtuar ai./teve1.info/