Lajme

Vota e diasporës/ KQZ publikon shifrat, ja sa mijë aplikime në tre ditë, interes më i lartë nga votuesit meshkuj

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga nisja e procesit të regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit, interesi mbetet i lartë.

Në të dhënat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë regjistruar 11973 aplikime, ndërsa janë miratuar vetëm 1717 prej tyre, pjesa tjetër janë ende në proces shqyrtimi.

TS Poll - Loading poll ...

Në aplikime dominonin me meshkujt, me 8388, ndërsa nga femrat janë regjistruar 3585 aplikime.

Kryesisht aplikimet në PER janë nga moshat e reja, 25-35 vjeç.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar shqiptarët për kalimin me sukses, apo refuzimin e aplikimit të tyre.

Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

Nëse jetoni jashtë Shqipërisë, për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit duhet të aplikoni në këtë LINK