ShowBizzz

Votimi i publikut dhe sfida, kush janë dy fermerët që shkojnë në televotim

Xhesi Loci dhe Dj FairFax, janë dy fermerët që do të shkojnë në një televotim kokë më kokë dhe njëri prej tyre do të largohet ditën e premte nga “Ferma Vip”.

Në nisje të spektaklit ditën e premte, moderatorja Arbana Osmani, hapi një televotim, për fermerin më të preferuar.

Të lidhura

None found

Me shumicë votash, e preferuar doli poetja Mimoza Ahmeti, ndërsa më pak të votuar nga publiku ishin Xhesi Loci, Dj FairFax, Khuba dhe Dona.

Si fermerja më e preferuar, Moza i ndau në dy grupe me nga dy persona: Xhesi Loci dhe Dj FairFax grupi i kuq e Khuba dhe Dona grupi blu.

Pas përballjes në sfidë, grupi blu arritën të parët pranë pikës së “finishit”, duke bërë që Xhesi Loci dhe Dj FairFax të përjetojnë një javë “të nxehtë” e njëri prej tyre do të largohet ditën e premte nga ferma.

Është publiku ai që do të vendosë se kush duhet të vazhdojë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Tensioned dhe ethet e televotimit kanë nisur…

Të Lidhura:

  1. Ish banori i BBVA i bënë thirrje publike produksionit: Jepjani çmimin Gjestit ndryshe do ua marrë Luana
  2. Big Mama rrëfen momentin e vështirë të humbjes së babait në “Ferma VIP 2”
  3. “U ndava nga burri”/ Alba flet për historinë e saj në Ferma VIP: Kam eksperimentuar
  4. Alba apo Silvana? Fermerët tregojnë cila duhet të qëndrojë

Të Ngjashme