Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë përgjatë Ultësirës Perëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në të gjithë territorin, duke sjellë probleme në disa zona të ultësirës perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shënohet në zonat Jugperëndimore. Era do fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu, herë pas here në formë shtrëngate. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e Kosovës si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore. Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë natës. Për sa i përket, temperaturave të ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por ulen në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 12°C. Era do të fryjë e mesatare, por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV, mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëvë të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të vendit. Po ashtu orët e pasdites dhe mbrëmjes do të mbeten në të gjithë republikën e MV nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave me intensitet të lartë. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Evropa
Mbetet me reshje shiu e dëbore si edhe mini-stuhi ere gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Detit të Zi. Po ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë ishujt britanikë si edhe rajonin e Balltikut. Ndërkohë, reshje të dendura dëbore do të përjetojnë vendet Nordike dhe Europa Lindore ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqiten gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore , ku moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit./abcnews.al