Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një studio televizive se janë disa vrasje adoleshentësh në Tiranë për të ardhur deri tek vrasja e sotme tek “Fan Noli”.
Ai shtoi se autorët adoleshentë janë larguar në drejtim të Pazarit të Ri dhe po punohet për arrestimin e dy autorëve të tjerë, bashkë me familjarët e tyre.
Bushkolaj: Janë disa vrasje adoleshentësh në Tiranë. Sot ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, të gjithë adoleshentë, u përfshinë në një konflikt të mbartur për një vajzë, duke agravuar në përdorimin e thikës. Kanë mbetur të plagosur 2 fëmijë, njeri ndërroi jetë dhe tjetri është në spital.
Dyshohet se me autorin ishin në të njëjtin ekip sportiv. Autorët janë larguar në drejtim të Pazarit të Ri dhe po punohet për arrestimin e dy autorëve të tjerë.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë tentuar për ta çuar në spital të riun. Ai ka qenë i gjallë deri në spital, më pas ka ndërruar jetë atje.