Lajme

Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë, Ruben Saraiva do të ekstradohet drejt Shqipërisë

Ekstradimin drejt Shqipërisë i Ruben Ribeiro Saraiva, i cili ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj, tashmë është një fakt i kryer.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai thekson se Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet.

Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri,” shkuan Balla.

Ruben Saraiva u arrestua në muajin maj në Marok. Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut, Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente apo armë.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia kanë organizuar vrasjen e Nikulajt.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka vajzën e mitur vetëm.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo