Lajme

Vrasja e dajës së deputetit, Halil Geci zbulon: “U krye nga miku i ngushtë i Hashimit dhe Sami Lushtakut”

Veprimtari Halil Geci ka ndarë në Facebook një rrëfim të quajtur “Nga Burreli në Drenicë – rrëfime për vrasje, padrejtësi dhe falje”, ku përmendet rasti i një 19-vjeçari që është vrarë në kazermën e Burrelit nga një epror ushtarak, pasi kishte shkuar për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai pretendon se familjarët e djalit e kanë gjetur trupin e tij në morgun e spitalit.

Më tej, në të njëjtin rrëfim, Geci sjell edhe një rast tjetër në Drenicë, ku pas luftës një 19-vjeçar, daja i ish-deputetit Fatos Geci, është vrarë në veturën e tij në mes të ditës. Sipas tij, dorasi është dënuar me një dënim të lehtë prej vetëm dy vjetësh burg, ndërsa motivi lidhet me aktivitetin e viktimës gjatë fushatës zgjedhore në Rudnik të Skënderajt.

Postim i plotë:

“NGA BURRELI NË DRENICË – RRËFIME PËR VRASJE, PADREJTËSI DHE FALJE”

Ndëgjojeni rrëfimin e Gogjajt për vrasjen e një djali 19-vjeçar në kazermën e Burrelit nga eprori Ruzhdi Saramata. Djali kishte ikur nga prindërit për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare. Kur prindërit shkojnë ta takojnë, e gjejnë në morgun e spitalit në Burrel.

E njëjta ka ndodhur edhe në Drenicë, kur pas luftës u vra në liri daja i deputetit Fatos Gecit një djalë 19-vjeçar. Ai u vra në pikë të ditës, në veturën e tij, ndërsa dorasi u dënua me vetëm 2 vjet burg. Sipas rrëfimeve, vrasja ndodhi vetëm pse kishte ngjitur postera të LDK-së gjatë fushatës në Rudnik të Skënderajt.

Kështu ka ndodhur edhe me shumë vrasje politike të atdhetarëve të devotshëm të LDK-s, si dhe me tentimet për atentat ndaj Ibrahim Rugovës, për të cilat ende nuk është dhënë përgjigje nga drejtësia.

Liridoni, 19-vjeçar, u vra nga kushëriri i tij, mik i ngushtë i Hashimit dhe Sami Lushtakut. Babai i Liridonit, Sadik Halilaj, ia ka falur gjakun te varri i Rugovës në Velani, ku ia shtrin dorën Don Lush Gjergjit dhe familjes Rugova, duke dhënë dorën e pajtimit.

Të njëjtit sot kërcënojnë institucionet dhe tentojnë ta përgjakin lirinë në emër të UÇK-së e të dreqit dhe të birit të tij!

Të Ngjashme