Rikthehet çështja e Egli Progës, babait të dy fëmijëve, i cili u vra mbrëmjen e 10 gushtit në Pogradec.
Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre persona, të cilët ishin të pranishëm kur u vra Egli Proga dhe akuzohen se penguan zbardhjen e së vërtetës.
Sipas burimeve zyrtare policore, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: Voltan Shkulaku, 40 vjeç, Arjan Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, banues në Pogradec.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi E. P., 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.