Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës, ku Faruk Isufi dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vëllai i tij, Jetmiri.
Rasti ka tronditur familjen dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje shtesë për rrethanat e ngjarjes.
Lidhur me këtë humbje ka reaguar edhe ish-deputetja e AAK-së, Tetua Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se viktima ishte tezak i saj.
Ajo ka shprehur dhimbjen e thellë me një mesazh prekës:
“Lajm i hidhur vdekja jote tezak. Si me jetu pa ty, vajzat e djalin që u gëzuam të gjithë që 5 motrat u bënë me vlla. O Zot qoju forcën”.
