Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë. Pamela Genini, modele dhe sipërmarrëse 29-vjeçare nga Strozza, u vra me thikë mbrëmjen e së martës në Milano.
Sipas mediave italiane, krimi ndodhi në ballkonin e një apartamenti në lagjen Gorla, ku 52-vjeçari Gianluca Soncin, me të cilin Genini kishte një lidhje jashtëmartesore, e goditi për vdekje me thikë pas një debati të ashpër.
Pas vrasjes, Soncin tentoi të vetëvritej, duke u plagosur me të njëjtën thikë. Ai ndodhet aktualisht në spitalin “Niguarda” të Milanos, nën kujdes mjekësor dhe mbikëqyrje policore.
Fqinjët e viktimës ishin dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, duke raportuar ulërima dhe njoftuar menjëherë autoritetet.
Pamela Genini ishte aktive në rrjetet sociale dhe kishte ndërtuar karrierën e saj mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait. Në profilin e saj ajo e përshkruante veten si “modele dhe sipërmarrëse e re”.
Së bashku me mikeshën e saj, Elisa Bortolotti, ajo kishte krijuar një linjë bikini-sh me emrin “EP SheLux”, e fokusuar në produkte luksoze dhe stil jetese modern.
/tiranapost
