Bota

Vrasje masive në SHBA/ Sulmohet me armë restoranti dhe salla e lojërave, 22 viktima

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë mëngjes në SHBA.

Një sulm me armë zjarri brenda një salle lojërash dhe një restoranti ka lënë të vrarë 22 persona dhe 60 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Lewiston, Maine.

Agresori është ende i lirë.

Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert për të shmangur të tjera tragjedi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një foto të vrasësit masiv.



/tiranapost