Lajme

Vrau Egli Progën, e kaluara e errët e Denis Meçes! Me precedentë penalë për plagosje e kundërshtim të forcave të policisë

Vrau Egli Progën, e kaluara e errët e Denis Meçes! Me precedentë penalë për plagosje e kundërshtim të forcave të policisë
Denis Meçe i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës në qytetin e Pogradecit, nuk ka qënë i panjohur për blutë e qytetit liqenor.

Korçë- Denis Meçe i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës në qytetin e Pogradecit, nuk ka qënë i panjohur për blutë e qytetit liqenor.

Burime zyrtare nga policia e bëjnë të ditur se 29-vjeçari Meçe ka pasur precedente të mëhërshme penale, kryesisht në veprat penale që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, ndër to dhe plagosje të shtetasve të tjerë apo edhe kundërshtim të forcave të policisë.

Edhe për vetë banorët e Pogradecit, ky shtetas është njohur si person tepër problematik, i cili merrej me veprimtari të dyshimta dhe kishte shpesh hërë sjellje agresive në qytet.

Gjatë viteve 2014, 2016 dhe 2020 shtetasi Denis Meçe rezulton i proçeduar disa herë nga policia, por sipas të dhënave ai asnjëhërë nuk është dënuar nga gjykata, ndërsa 29-vjeçari ka arritur të shpëtojë nga procedimet penale.

Lajmi ne perditesim…