Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mesnatë në Itali. Në Marghera është vrarë një 40-vjeçar shqiptar dhe është plagosur vëllai i tij, gjatë një sherri të ndodhur në afërsi të stacionit të Mestres.
Policia italiane, e cila ndërhyri me shpejtësi në vendngjarje, arrestoi dy persona të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje.
Bëhet fjalë për dy persona me origjinë maqedonase, të cilët pritet të merren në pyetje.
Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera-s, në një zonë shpeshherë skenë episodesh të dhunshme dhe denoncime të vazhdueshme nga banorët në polici për episode degradimi.
Vetëm pak ditë më parë një sherr i dhunshëm përfshiu disa persona jo shumë larg skenës së episodit të mbrëmjes së së hënës.
Motivi i sulmit ende nuk dihet: sipas dëshmive fillestare mund të jetë një larje hesapesh mes dy bandave.