Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u vra me armë zjarri në gjoks në qendër të Manhatanit.
Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale, sipas raportit të policisë, në 6th Avenue dhe konkretisht në hotelin New York Hilton Midtown.
Më pas ai u dërgua në spitalin Mount Sinai West në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Oficerët janë ende në kërkim të sulmuesit, i cili u largua në lindje në këmbë përgjatë 6th Avenue. Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë për fytyrën dhe një çantë shpine gri.
Policia beson se Thompson ishte objektivi i sulmit, i cili ndodhi gjatë konferencës vjetore të investitorëve të sigurimeve në Nju Jork.
Policia ka shpallur një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacionin në lidhje me vdekjen e Thompson.
/tiranapost