Lajme

Vr*sësi i grave del në gjyq/ Dan Hutra kërcënon gazetarët: Do vijë edhe momenti juaj mos u mërzisni

Këtë të enjte, autori i vrasjeve makabre, Dan Hutra, ka dalë para togave të zeza. Vrasësi i grave është shfaqur mjaft i tensionuar, duke mos kursyer kërcënimet as ndaj gazetarëve.

Ai i akuzon këta të fundit për lajme të rreme, teksa i kërconon, duke u thënë se do ju vijë dita edhe juve.

“Do zbërthehen të gjitha, çfarë keni thënë, gënjeshtra e të vërteta, do të zbërthehen të gjitha. Do të vijë edhe momenti juaj, mos u mërzisni”, tha ai.

Për shkak të mosformimit të trupit gjykues, seanca u shty për në 10 tetor. Nga kafazi i sallës së gjyqit, Hutra kundërshtoi avokatin kryesisht të caktuar nga gjykata, duke pohuar se nuk ishte dakord të mbrohej prej tij.

Vrasjet e Dan Hutrës

Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku Hutra mësyhu në banesën e ish-gruas së tij. Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30-vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku, si dhe plagosi ish-vjehrrën.

Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamëz, ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeç.

Kujtojmë se disa muaj më parë, shtetasi Dan Hutra, tentoi të arratisjen nga burgu i Fierit, por nuk ia doli.

Planin kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, përkatësisht Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, të akuzuar për vjedhje.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Në dhomën e Dan Hutrës mësohet se; ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Dan Hutra, u arrestua vitin e kaluar, pasi kreu masakrën e trefishtë, ku ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në zona të ndryshme të Tiranës.