Horoskopi

Vrull, pasione e përmbysje, Meri Shehu zbulon shenjën që i mbijeton tronditjeve të nëntorit

Duket se nëntori mbart ende energjinë e sekreteve, mistereve dhe fshehtësisë. Bazuar në parashikimin e Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, dielli dhe hëna e r  janë në Akrep çka do të thotë se çështjet e thella do të dalin në sipërfaqe.

Kalimi i Afërditës në Bricjap do të na bëjë më të përkushtuar, më seriozë ndaj marrëdhënieve, bashkëpunimeve por edhe parave. Hëna e plotë në Dem do të nxisë dëshirën për të qenë paksa më me këmbë në tokë por s’do të mungojnë as përmbysjet për shkak të Plutonit.

Por për të kuptuar më mirë se si do të shkojë ky muaj për shenjat, astrologia ka bërë edhe renditjen e saj të zakonshme nga shenja me më pak fat te ajo që ‘mbretëron’.

Meri Shehu: Është një muaj që na fut në të thella, nuk na lë në sipërfaqe duke e ditur që Jupiteri është në Binjak dhe ne kemi ngelur pak në siëprfaqe të marrëdhënieve, të kontakteve, duam shumë, hapemi shumë por nuk marrim ndonjë vendim shumë serioz. Tashmë është edhe muaji më i rëndësishëm i planetëve, dielli në Akrep kështu që të zhytemi në të thella është si detyrim ose çështje fati. E kemi filluar me hënën e re që në datën 1 në Akrep dhe do të përmbyllet me një hënë të plotë në Dem në datën 15. Kjo do të takohet me Uranin kështu që do të sjellë ndryshime dhe përmbysje të papritura të disa situatave të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me të lindurit në 10-ditëshin e tretë në Dem, Akrep, Luan dhe Ujor.

Një nga evenimentet më të rëndësishme të këtij muaji është rikthimi i Plutonit në Ujor. Të gjithë ata që ndikohen nga Plutoni, ato ngjarje që kanë ndodhur në fillim të këtij viti dhe u shkëputën disi do të rikthehen shumë fuqishëm sepse priten ndryshime të mëdha, Plutoni sjell metamorfoza jashtë mase të mëdha në jetën e njerëzve jo vetëm individuale, por edhe sociale kështu që do të presim shumë gjëra. Kemi kapërcimin e Afërditës në datën 11 nga Shigjetari që e kemi shumë të këndshme, na jep shumë aventura, dëshira për të folur, kontaktuar, flirtuar, në Bricjap dhe na bën seriozë nga data 11.

Marsi sot futet në Luan, ishte në Gaforre, bëri një përballje shumë të vështirë me Plutonin këto ditë që ishte retrogradë në Bricjap dhe kishim kundërshtimin e Marsit në Gaforre me Plutonin në Bricjap dhe sot kalon në Luan. Me kalimin në Luan merr energji, supremaci dhe shenjave të zjarrit u jep shumë energji. Me Afërditën në shenjën e Bricjapit, shenjat e tokës marrin një afeksion më të madh erotik dhe më të qëndrueshëm ekonomik.