Lajme

Vuçiq flet me ambasadorin rus për “pasojat e mundshme të hapjes me forcë të Urës së Ibrit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, me të cilin folën për situatën në Kosovë.

Vuçiq tha se gjendja në Kosovë ishte temë e veçantë diskutimi, teksa siç tha ai, ambasadorit rus ia ka shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme të hapjes “me forcë të Urës së Ibrit”.

“Përsërita mirënjohjen time për Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike ndaj Rezolutës 1244, si garancia e vetme ndërkombëtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, shkroi Vuçiq në rrjetet sociale.

Kujotmë, se kryeminsitri Albin Kurti ka thënë se ura do të hapet.