Shefja e zyrës së Presidentes, Learta Hollaj, ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani mohon se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar nënshkrimet dhe përkrahjen për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës.
Ky demantim ka nxitur reagimin e zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se deklarata e Hollajt nuk korrespondon me realitetin.
Ai ka ftuar shefen e zyrës që sonte të vizitojë zyrat e Lëvizjes, duke theksuar se aty do të gjenden më shumë nënshkrime se sa i janë premtuar Presidentes, konkretisht 33 nënshkrime, tre më shumë se kandidati Glauk Konjufca.
Postim i plotë:
Nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33.
