Wall Street Journal duke cituar një burim shkruan se Izraeli po përgatitet për një sulm nga Irani në 36 orët e ardhshme.
Sulmi pritet të godasë në Izraelin jugor ose verior që të premten ose të shtunën, sipas një personi të njohur me këtë çështje.
Një person i informuar nga udhëheqja iraniane, megjithatë, tha se ndërsa po diskutohen planet për të sulmuar, ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.
Irani gjithashtu është zotuar të hakmerret për sulmin e javës së kaluar ndaj Konsullatës së tij në Damask, Siri, i cili vrau zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë.
/tiranapost