Wanda Nara ka dhënë së fundmi një intervistë për “Hola!” dhe ka konfirmuar se vuan nga leucemia. “Kam leucemi. Në fillim thosha ‘kjo gjëja që kam’, pastaj ia dola që ta quaja sëmundje dhe tani e them edhe emrin e saj. U kërkoj falje të gjithë atyre që menduan se duhej t’i bëja gjërat më shpejt”, ka shkruar Nara.
Lajmi u përhap në media nga një gazetar i njohur, i cili kishte mësuar për sëmundjen e saj nga burime që ai kishte pranë spitalit, ku ajo kishte kryer vizitat e para.
Gjatë intervistës Nara shprehet se e ka zbuluar gazetarin por nuk ka ndërmend ta denoncojë. “Çdo javë ka një monitorim që dërgohet në Argjentinë ku gjendet mjeku im. Përtej kësaj, po bëj një kurë dhe sipas evolucionit të sëmundjes, ndryshon edhe ajo.
Çdo javë ka një pasiguri, sa herë që shkoj të marr rezultatet më mungon frymëmarrja. Është një temë delikate dhe për këtë arsye do të kisha preferuar që të mbetej private, por e kuptoj. Unë vendosa të mos e denoncoj.
Ai është një gazetar dhe nëse e kishte siguruar atë informacion, duhej ta publikonte”, u shpreh bashkëshortja e Mauro Icardi.