Lajme

Washington u këshillua ta shpallte veten sundimtar të SHBA-së por refuzoi

Gjenerali George Washington para 242 vjetëve ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën.

Oficerët ishin të emocionuar pasi që gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti, por edhe heroi i tyre.

Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve.

George Washington e hodhi poshtë idenë si të gabuar dhe shtoi se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia.

Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë jo si sundimtar fuqiplotë, por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.