Lajme

William Walker publikon librin kushtuar masakrës së Reçakut

Një ditë para përvjetorit të masakrës së Reçakut po e boton librin kushtuar kësaj masakre.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, botoi librin me titullin “Reçaku”.

“Pothuajse çdo kosovar që kam takuar më ka ndihmuar ta shkruaj këtë libër. Më lejoni të kthehem pas në kohë, kur e kam vizituar Reçakun, në fund u kam premtuar banorëve që do shkruaj këtë libër me titull “Reçaku”. Më vjen keq që e kam vonuar për 25 vite ta botoj”.

Duke përmendur ish presidentin Hashim Thaçi, ai tha se Thaçi kishte kontribuuar në publikimin e këtij libri.

TS Poll - Loading poll ...

“Duke pasur parasysh rrethanat që ai gjendet tani, më duhet të them se ai ka ndihmuar shumë në publikimin e këtij libri gjatë presidencës së tij. E njëjta vlen edhe për Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin. Që të treve ju kam borxh.”

Para të pranishmëve foli edhe ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla.

“E re në atë moshë unë fort mirë e mbaj mend veturat me ngjyrë të portokalltë të cilat duke u larguar nga Kosova dhanë sinjalin e qartë që Kosova po hynte drejt ditëve edhe më të vështira por gjithnjë me shpresën që lufta të përfundoi e gjenocidi të ndalej dhe liria të fitohet”, ka deklaruar ai.

E bisedat me Walker i kujtoi përfaqësuesi i fshatit Reçak, Agron Mehmet.

“Më kujtohet mirë ajo ditë para 26 viteve sikur sot kur ambasadori Walker arriti në fshatin Reçak. Pasi pa tmerrin ai u ndal për një cast dhe tha kurrë në jetën time kështu nuk kam parë”, tha ai.

Ky libër ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përshkruan autobiografinë e autorit, ndërsa pjesa e dytë fokusohet në përvojat e tij në Ballkan, sidomos në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.