Politologu, Visar Xani vlerëson së mesi i vitit të ardhshëm do të jetë përcaktues për të parë se kah po shkon procesi i dialogut Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë Bashkimit Evropian i duhen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij, duhet parë se kush po i fiton zgjedhjet në SHBA që do të kenë ndikim edhe sa i përket dialogut.
“Mesi i 2025 mund të jetë koha ideale për të parë dhe qartësuar se kah po shkon procesi i dialogut, për shkak se BE-së i duhet partneri kryesor, këtë rast SHBA për me i finalizua projektet e marrëveshjeve, por gjithsesi duhet më i pa përfundimet e zgjedhjeve në ShBA, për shkak se mund të kenë ndikim në dinamikën e dialogut”, tha Xani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Ai beson se në vitin e ardhshëm do të ketë dinamikë të re të dialogut, pasi sipas tij më nuk do të jenë Borrell e Lajçak në këtë proces