Meti Elshani, një nga emrat më të njohur në menaxhimin e artistëve në estradëndhe xhaxhai i Endrit, ka reaguar publikisht lidhur me Beniten.
Siç dihet, Endri u bë pjesë e diskutimeve mediatike pas raportit të tij me Benitën. Mirëpo, pas takimit që patën në prime, Benita deklaroi se ata nuk janë më bashkë, duke lënë të kuptohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund.
Në mes të gjithë kësaj situate, ka ardhur një reagim i papritur nga Meti Elshani. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka zgjedhur të mbështesë publikisht Benitën, shkruan “Kosovarja”.
Madje, në mesazhin e tij, Meti shprehet se Benita e meriton fitoren në “BBVK”, një deklaratë që ka befasuar jo pak ndjekësit.

