ShowBizzz

Xhesi, fermeri i parë që largohet nga Ferma VIP 3

Xhesi Loci është fermeri i parë që është larguar nga Ferma Vip 3.

Xhesi ishte në nominim me Rafaelën, pas humbjes së sfidës që patën ditën e hënë.

Të lidhura

None found

Të dy fermerët, përpara komunikimit të votimit të publikut, patën një mesazh surprizë nga familjarët e tyre.

Pas verdiktit final, të komunikuar nga moderatorja Arbana Osmani, Xhesi është përshëndetur me pjesën tjetër të banorëve, ndësa ka shprehur edhe keqardhje për kohën e shkurtër të qëndrimit, duke mos treguar sipas tij vlerat më të mira të vetes.

Qëndrimi i Xhesit në Ferma Vip 3, zgjati vetëm një javë. Edhe pse për një kohë të shkurtër, Xhesi u shpreh se kjo ishte një eksperiencë e veçantë dhe e vështirë, për shkak se më parë nuk kishte qëndruar kaq gjatë në izolim dhe nën monitorimin e kamerave.

“Sfida mu duk e lehtë, por isha me Rafaelën dhe nuk mund ta lija pas. Shpresoja të jepja më shumë në sfida të tjera”, tha Xhesi ndër të tjerat pas eliminimit.

Të Lidhura:

  1. Dhunuan modelen, dy motrat Berishaj ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri
  2. Deklarata ‘bombë’ e Xhenetës: Nuk besoj se Rezarti dhe Besforti janë përjashtuar
  3. Pas daljes nga BBVK, reagon Xheneta: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar
  4. Plas në Fermë/ Dy banorët s*ks para kamerave! Alba dhe Limi në momente të nxehta poshtë çarçafit (VIDEO)

Të Ngjashme