ShowBizzz

Xhesika Berberi: Njerëzit më paragjykojnë, mendojnë se kur je e bukur nuk je e aftë për biznes

Modelja shqiptare, Xhesika Berberi, së fundmi ka qenë e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rrëfyer për jetën atje dhe karrierën si modele.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar po ashtu se të qenurit e bukur nuk e ka ndihmuar në biznes.

E njëjta theksoi se ka marrë shumë paragjykime pasi njerëzit mendojnë se ‘kur je e bukur nuk je e aftë për biznes’.

“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”, u shpreh Berberi.

Xhesika theksojmë që u shpall “Miss Universe Albania” në vitin 2011.