ShowBizzz

Xhesika Berberi rrëfen takimin me Selena Gomez, zbulon çfarë i bëri më shumë përshtypje nga artistja

Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi në një intervistë për të vegjlit e “Kurthin e Piter Pan” ndau ndër të tjera një moment mjaft interesant, takimin me këngëtaren e famshme, Selena Gomez.

Xhesika rrëfeu se ka bërë një bisedë shumë të çiltër me të dhe ajo çfarë i bëri më shumë përshtypje ishte ndjesia e mirë që i la takimi me të.

Personi që me të vërtet e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë të çiltër dhe të hapur. Më ka bërë shumë përshtypje. Për famën që ajo ka dhe thjeshtësinë që prezantonte, ishte jashtëzakonisht e mirë”- tregoi ajo.

TS Poll - Loading poll ...

Kujtojmë se Xhesika Berberi prej kohësh tashmë jeton në Amerikë ku ushtron profesionin e saj.

Ajo gjithashtu  ka rrëfyer se në SHBA shkoi nëpërmjet kontratës me një agjenci modelingu, ndërkohë që u shpreh se tashmë ndihet shumë mirë.

Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës some dhe vetes sime. Çdo njeriu ja sugjeroj New Yorkun, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo.”– tha ajo.