15
“Unë e mbështes Brikenën deri diku. Kam qenë shumë afër me Brikenën, kemi fjetur bashkë në “Big Brother” dhe kishte raste që vinte e më fërkonte për të më treguar atë dashurinë, ka qenë shumë e mirë.
Kur dola pashë këtë situatën dhe shumë njerëz më kanë thënë që nuk është ashtu siç e bën veten. Në fakt kohët e fundit po shohim foto e lajme që qarkullojnë për një tjetër lloj personazhi të Brikenës, nuk e di se cila nga këto të dyja është e vërteta. Ndodh dhe kjo, që në një moshë tjetër je paksa si duke ‘fluturuar’ dhe pastaj ndodh që zbret me këmbë në tokë.
Unë jam me këtë pjesën, që nuk kam dëshirë që gjërat e mentalitetit shqiptar e sidomos në “Big Brother”, ti t’i mëshosh. Po flasim për pjesën që ajo tha se nuk ka pasur lidhje. Pse do t’i mëshosh? Unë e shoh shumë në siklet Brikenën. Nuk ka asgjë, jemi në 2026, je i lirë të njohësh dikë.
Brikena është shumë e zgjuar. Ka ditur se ku të godasë. Pra ka patur një marrëdhënie me Mateon, është përfolur gjatë gjithë kohës me Mateon, dhe ka menduar ta shohë se si shkon, çfarë është ai në këtë lojë, a ka bazament në shtëpi. Mendoj se e ka testuar, nëse do t’i shpëtojë atij nominimi, do e favorizojë dhe atë. Mendoj se do të kthehet komplet ndryshe si situatë. Kështu që vetëm sa e ka testuar. Por nëse do të dilte, më mirë për Brikenën, por dhe nëse nuk do dilte, ka kuptuar diçka. Ka qenë një lëvizje e mirë” u shpreh Xhodi.
ks
