ShowBizzz

​Yjet e serialit “Friends” ‘të shkatërruar’ nga vdekja Matthew Perry

Kasti i Friends ka thënë se ata janë “tërësisht të shkatërruar” nga humbja e aktorit, Matthew Perry, i cili vdiq të shtunën në moshën 54-vjeçare.

Në një deklaratë të përbashkët, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow thanë se ishte një “humbje e paimagjinueshme”.

Aktori i serialit televiziv “Friends” thuhet se u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të shtunën.

TS Poll - Loading poll ...

Ekzaminimi pas vdekjes i Perry-t nuk ishte përfundimtar. Zyrtarët janë në pritje të rezultateve të analizave toksikologjike.

“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shkatërruar nga humbja e Matthew,” tha kasti i Friends në deklaratën e lëshuar për BBC.

“Ne ishim më shumë se thjesht anëtar të kastit të serialit. Ne ishim familje. Ka shumëçka për të thënë, por për momentin do të marrim kohen që të procesojmë këtë humbje të paimagjinueshme. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën”.