Met Gala 2026 u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, me temën “Costume Art”, duke festuar bashkëpunimin mes institucionit dhe Institutit të Kostumit. Ngjarja u fokusua në konceptin e trupit të veshur si formë arti dhe ndikimin kulturor të modës.
Yje si Sabrina Carpenter dhe Rihanna spikatën me interpretimet e tyre të kodit të veshjes “Fashion Is Art”, ndërsa të famshme si Beyonce, Tyla, Kim Kardashian dhe Hailey Bieber zgjodhën stile që theksonin trupin përmes pëlhurave transparente, prerjeve të guximshme dhe korseve.
Kuratori Andrew Bolton tha se ekspozita synon të vendosë trupin në qendër të diskutimit mes artit dhe modës, duke theksuar barazinë mes veprave artistike dhe trupit njerëzor, pa hierarki tradicionale. Eventi u drejtua nga Anna Wintour, me bashkë-kryesues dhe sponsorë të njohur nga industria e modës dhe biznesit, shkruan E! News.
