Ylli i ndritshëm i Betlehemit, i përshkruar në Bibël, që shoqëron natën e Lindjes së Krishtit, mund të ketë qenë një kometë që u afrua shumë me Tokën.
Sipas kërkuesit shkencor të NASA-s Mark Matney, në një artikull të publikuar në Journal of the British Astronomical Association, nga tregimet, afërsia e madhe e këtij objekti qiellor për shumë orë me radhë shpjegohet nga ana shkencore vetëm me praninë e një komete.
Mendohet se ka kaluar në një distancë shumë të afërt, pothuajse e njëjta largësi që ndan Tokën me Hënën, rreth 384 mijë km.
Sipas studimit, mendohet se ajo kometë mbërriti nga Mjegullnaja e Oort, që konsiderohet një djep kometash, pranë Sistemit Diellor, në vitin 33 p.e.s., pikërisht në momentin e lindjes së Jezusit.
Astronomi është bazuar edhe në të tjera shkrime të lashta, për të kuptuar se çfarë etiketimesh përdornin antikët për fenomene natyrore, si ato të Kinës së Lashtë.
Në regjistrat kinezë historikë përshkruhet një yll në formë fshese, që qëndroi në qiell e dukshme për 70 ditë në të njëjtën yjësi, në vitin 5 p.e.s., por në këtë rast, sipas studiuesve, ai trup qiellor nuk mund të ketë qenë një kometë, pasi është kohë tejet e gjatë për një të tillë të qëndrojë në të njëjtin vend, çka hedh hipotezën që të ketë qenë një nova, ose shpërthim i një ylli me dimensione të vogla.


