LifeStyle

Ylli i ‘Home Alone’, Catherine O’Hara kishte një diagnozë të rrallë: Çfarë është situs inversus?

Aktorja kanadeze-amerikane Catherine O’Hara, e njohur më së miri për rolin e saj në filmin “Home Alone”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Agjencia e saj tha se ajo vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, por detajet nuk u bënë të ditura. Aktorja kishte folur më parë për diagnozën e saj.

Konkretisht, asaj iu diagnostikua situs inversus, një gjendje e rrallë kongjenitale në të cilën organet në gjoks dhe bark janë në pozicione shëmbëlltyre pasqyre në krahasim me anatominë normale.

Klinika e Clevelandit deklaron se një në 10,000 njerëz ka situs inversus, dhe kjo gjendje është më e zakonshme tek burrat.

O’Hara rrallë fliste për gjendjen e saj, por në një intervistë tha se iu desh të testohej për tuberkuloz kur djali i saj ishte në kopësht. Gjatë testeve paraprake, ajo bëri një radiografi të kraharorit, e cila zbuloi situs inversus.

“Jam një e çuditshme! E dua mjekësinë perëndimore, thjesht nuk dua të jem pjesë e saj”, tha ajo, duke shtuar se donte ta injoronte diagnozën e saj dhe nuk donte ta mbante mend emrin e saj.

“Njerëzit do të mendojnë se jam injorante ngaqë nuk e di këtë, por disi nuk dua ta di sepse nuk e dija më parë”, tha ajo.

Tek njerëzit me situs inversus, atriumi i majtë i zemrës dhe mushkëria e majtë janë në anën e djathtë të trupit. Mëlçia është në të majtë në vend të së djathtës, dhe stomaku dhe shpretka janë në anën e djathtë të trupit në vend të së majtës.

Të Ngjashme