1
Ylli i “Pawn Shop”, Rick Harrison, është martuar sërish.
Harrison, 60 vjeç, u martua me të fejuarën e tij, Agrippina Angie Polushkin, të shtunën e 3 janarit, në një ceremoni intime në Las Vegas.
Ata thanë “Po”-n e tyre në “Little White Chapel-in” e famshëm.
Pas ceremonisë, të porsamartuarit festuan me miqtë dhe familjen në restorantin e Harrison-it, “Rick’s Rollin Smoke BBQ & Tavern”, i cili ndodhet ngjitur me dyqanin e tij të famshëm të arit dhe argjendit.
“Jemi të emocionuar që po e fillojmë këtë kapitull të ri si burrë e grua dhe po e festojmë me miqtë dhe familjen në Las Vegas, si dhe në dasmën tonë më vonë këtë muaj”, tha çifti për revistën People.
“Ka qenë një aventurë e vërtetë dhe mezi presim gjithçka që do të vijë.”
Çifti njoftoi fejesën e tyre në mars të vitit të kaluar, me Harrison që i propozoi të fejuarës së tij në një udhëtim piktoresk në Kili.
Ai ndau foto të propozimit nën një pemë në një vresht në Casablanca, me mbishkrimin e thjeshtë: “Ajo tha po!”
View this post on Instagram
ks


