Nëse ishit përgatitur që sot të shihnit kudo foto ose video nga kurorëzimi i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, bëni mirë të prisni edhe ca sepse deri më tani nuk është zbuluar asgjë, ose pothuajse asgjë.
Dyshja është kujdesur që ditën e tyre më të lumtur ta shijojnë me njerëzit e zemrës larg rrjeteve sociale, kërkesë të cilën e kishin specifikuar edhe në ftesat e dasmës që u kanë shpërndarë miqve dhe familjarëve, lexoni “Respektoni ditën tonë”, Arbana dhe Eduarti nuk lejojnë të ftuarit të postojnë pamje nga dasma e tyre.
Deri më tani dimë që në dasmë do të merrnin pjesë 120 të ftuar, 30 prej të cilëve janë këngëtarë si: Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Ledri Vula, Bruno etj. Arbana dhe Eduarti kanë zgjedhur kishën “Abbazia di San Galgano’’ për t’i thënë “PO” njëri-tjetrit për të vijuar më pas festën në një nga vilat më të famshme në Toscana, Tenuta Larnianone.
Nga ana tjetër Ylli Limani, një nga këngëtarët e preferuar të Arbanës, është i vetmi që ka ndarë një copëz nga ceremonia, të cilën duket se e ka shijuar shumë.
Ai postoi vetëm disa trëndafila, të vetmit që mund t’i lejonte vetes të postonte në Instagram-in e tij.