Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas njoftimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) se Njësia A5 është ndalur për shkak të një rrjedhjeje në sistemin gypor.
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka theksuar se sanimi i rrjedhjes së ujit për 24 orë kushton afër çerek milioni euro.
Ajo ka bërë llogaritje për humbjet që shkakton ndalimi i bllokut, duke vënë në dukje se A5 prodhon rreth 125 MWh energji, ndërsa çmimi i energjisë në bursat Alpex dhe Hupx për ditën e nesërme është mesatarisht 68-145 euro/MWh , që sipas saj, për 24 orë përkthehet në blerje rryme prej 200 mijë euro.
“Sanimi i Rrjedhjes së Ujit në bllok që për 24h kushton afër Çerek Milioni. Blloku A5 ndalet për sanim të rrjedhjeve të ujit. A5 i jep 125 MWh të paktën sot para se me u ndal. Me çmimin e Megawatit në bursë Alpex për nesër mesatar është 68 Euro, në bursën Hupx, 145 Euro. Për 24h me anë të bursave, minimalisht 200,000 Euro blerje rryme. Kështu ikin paratë e ardhmëria jonë përderisa QKUK harrnohet e nuk renovohet ndërsa afrohet dita kur do të na kërkohen paratë për rritjen e 4të e energjisë elektrike”, ka shkruar ajo.
